Alla: Në Vlorë më pyetën sa shkova, si do festoja ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 23:37

Alla: Në Vlorë më pyetën sa shkova, si do festoja ndaj Kukësit

I ftuar në “Rubrika Sportive”, mbrojtësi i Flamurtarit, Albi Alla, që erdhi vetëm këtë merkato nga ekipi i Kukësit, flet për këtë aventurë të re, si edhe nuk lë pa komentuar as fitoren e ish-ekipit të tij, ditën e sotme ndaj Tiranës.

alla

“Sot, Kukësi ia doli me kundërsulme ndaj Tiranës, e cila la hapësira. Tirana mbajti topin dhe luajti mirë, por nuk ishte e vëmendshme në prapavijë. Goli ndaj Kukësit? Me thënë të drejtën, nuk e prisja. Në Vlorë, sapo shkova, më pyetën se si do të festoja, dhe unë i thashë se nuk kam shënuar në Shqipëri, por ja që erdhi që në ndeshjen e parë ndaj Kukësit.

Kalimi në Vlorë? Më bindi trajneri Daja, si dhe projekti i ekipit. Të gjithë ëndërrojmë për gjëra të mëdha aty, por tani ne do shohim ndeshjen e radhës. Kjo është filozofia ime.” – deklaroi Alla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"