Alijev çudit azerët: Desha të largohesha me vrap nga Shqipëria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2017 | 19:27

Alijev çudit azerët: Desha të largohesha me vrap nga Shqipëria

U projektua si pasardhësi i duhur i Pero Pejiçit, por sulmuesi nga Azerbajxhani, Rauf Alijev, u largua pa shumë bujë nga Kukësi dhe nga futbolli shqiptar. Madje, ai u bë personazh më shumë për faktin se ishte një “bomber” që nuk shënonte. Asnjëherë nuk arriti të fitonte besimin e trajnerit Milinkoviç.

Alijev

Në Superiore luajti 13 ndeshje, prej të cilave 7 si titullar dhe 6 si zëvendësues. Në 727 minuta, sulmuesi 28- vjeçar arriti të shënonte 3 gola. Ai u largua në vendlindjen e tij, ndërsa tani duhet të gjejë një zgjidhje për të vazhduar karrierën. Ai nuk mund të luajë më me asnjë skuadër tjetër sepse gjatë këtij sezoni ka luajtur me 2 të tilla. Vetëm rikthimi në ekipin e tij mund ta shpëtojë dhe ta vërë sërish në skenë.

Në një prononcim për portalin “report.az”, ai tregon momentet e vështira që kaloi në Shqipëri. “Kur erdha në Shqipëri, gjithçka ishte mirë. Por, dy muaj pas ardhjes sime te Kukësi ndodhën gjëra të atilla sa desha të largohem me vrap nga Shqipëria. Por ishte e pamundur të largohesha.

Kjo, pasi mund të qëndroja pa futboll për dy muaj. I tolerova gjithçka dhe mbeta atje deri më tani. Kam qenë i tronditur nga ajo që kam parë. Shumë gjëra më ndodhën në Shqipëri. Kam pasur përvojë të keqe atje. Arsyeja e ndarjes sime nuk ka të bëjë me çështjet financiare”, ka thënë Alijev

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"