Alegri: Barazim me peshë, kishim më shumë besim se Interi. Mbrapa luajmë me cigare në gojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2021 | 23:54

Alegri: Barazim me peshë, kishim më shumë besim se Interi. Mbrapa luajmë me cigare në gojë

Masimiliano Alegri ka qenë si rrallëherë i lumtur me një barazim. Fakti që erdhi ndaj Interit, në minutat e fundit, ka bërë me krahë teknikun e Juventusit, i cili insistoi pas sfidës se ishte i merituar pasi skuadra e tij luajti më mirë se zikaltërit.

Alegri

“Barazimi ka peshë sepse erdhi pas një paraqitje të mrië. Në pjesën e dytë luajtëm edhe më mirë. Para barazimity kishim disa mundësi, situata ku mund të bënim më mirë. Kemi luajtur me më shumë besim se Interi. Kjo është një pikë ë rëndësishme që na jep mundësinë që të kemi më shumë hapësira, ndonëse na duhet të fitojmë, që të rritim serinë e rezultateve pozitive e pastaj të mundohemi të shkurtojmë diferencën me ekipet kryesuese para ndalesës për kombëtaret.

Mungesa e besimit te skuadra erdhi nga tre ndeshjet e para ku humbëm 8 pikë nga 9 të mundshme dhe kjo na kushtëzoi. U desh të ktheheshim nga baza, domethënë nga paraqitja e mirë në mbrojtje. Kjo është ajo ku duhet punuar, është çështje vetëvlerësimi, Edhe sot kemi lënë pak hapësira dhe nëse përpara jemi agresivë, ata mbrapa luajnë me cigare në gojë”, tha Alegri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"