Alarm tek Vllaznia, titullari i mesfushës humbet transfertën me Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2024 | 20:20

Alarm tek Vllaznia, titullari i mesfushës humbet transfertën me Kukësin

Ndeshja e radhës për Vllazninë është përsëri jashtë fushe. Javën e parë të fazës së katërt skuadra e trajnerit Qatip Osmani shkon në Kukës, një ndeshje që do të zhvillohet të dielën, në orën 14:00.

Krymi

Në këtë sfidë shkodranët do të kenë një mungesë të rëndësishme, atë të mesfushorit Ardit Krymi. Ai u ndëshkua me karton të kuq në minutat shtesë të ndeshjes në Korçë për një faull në mesfushë ndaj Liços. Një karton që mund të shmangej me pak kujdes, pasi nuk ishte një aksion i rrezikshëm i kundërshtarit.

Mbetet për t’u parë deri në fundjavë, nëse do të rikuperohet ndonjë nga portierët e dëmtuar të Vllaznisë, apo në Kukës do të luajë përsëri Aron Jukaj. Trajneri Osmani duhet të vendosë së pari për zëvendësuesin e Ardit Krymit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"