Alarm te Barcelona, titullari rrezikon të humbasë “El Klasikon” dhe Napolin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2020 | 20:29

Alarm te Barcelona, titullari rrezikon të humbasë “El Klasikon” dhe Napolin

Mbrojtësi katalanas Xhordi pritet të mungojë të paktën 3 javë pasi pësoi dëmtim në kofshën e djathtë në sfidën e sotme midis Barcelonës dhe Getafes.

EQ1bpU-WAAMKC2X

Megjithëse klubi katalanas deklaroi se koha e rikthimit të tij varet nga ritmi i rikuperimit, por “AS” shkruan se futbollisti do të mungojë për të paktën 3 javë.

Nëse lojtari do të mungojë për këtë periudhë kohore, atëherë Xhordi Alba humbet supersfidën 1 marsit “El Klasiko”, takim që mund të vendosë fatin e titullit kampion si dhe aktin e parë të 1/16 të Ligës së Kampioneve në 25 shkurt kundër Napolit.
Xhordi Alba la me lot në sy  sfidën me Getafen në minutën e 20-ë teksa ndjeu dhimbje të forta në kofshën e djathtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"