Aktrimet e Nejmarit, reagon edhe legjenda Van Basten: Njerëzit qeshin me të, duhet ta kuptojë se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 22:32

Aktrimet e Nejmarit, reagon edhe legjenda Van Basten: Njerëzit qeshin me të, duhet ta kuptojë se…

Simulimet dhe hedhjet e Nejmarit janë bërë objekti bisede në të gjithë botën, dhe një koment për brazilianin nuk mund të mungonte as nga legjenda holandeze, Marko Van Basten.

nejmar

Futbollisti legjendar i “tulipanëve”, nuk i ka quajtur aspak pozitive gjestet e Nejmarit, duke pranuar kështu se ylli i PSG e tepron në fushë. “Është bukur kur njerëzit janë në humor dhe qeshin, dhe me sa kam kuptuar, njerëzit qeshin nga veprimet e Nejmarit. Për mua, ato që kam parë prej tij nuk janë sjellje të mira. Si lojtar, duhet të japësh më të mirën në fushë dhe jo të aktrosh, pasi diçka e tillë nuk të ndihmon. Ai duhet ta kuptojë këtë situatë.” – deklaroi Van Basten.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"