Aksident që mund të kishte përfunduar me vdekje, përjashtohet për 9 muaj sportisti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2020 | 15:43

Aksident që mund të kishte përfunduar me vdekje, përjashtohet për 9 muaj sportisti

Çiklisti holandez Dilan Gronvegen është përjashtuar nga garat për 9 muaj për aksidentin e rrezikshëm që pati me kolegun Fabio Jakobsen në Turin Çiklistik të Polonisë në 5 gusht të këtij viti. 27-vjeçari u konsiderua si fajtor për shkaktimin e përplasjes së bashkëkombasit të tij me barrierat anësore. Jakobsen pësoi dëmtime të rënda dhe ra në koma për dy ditë.
2349
Komsioni gjykoi se Gronvegen e përplasi qëllimisht Jakobsenin për të mos fituar garën.  Ky i fundit ka pësuar dëmtim të rëndë në nofull duke bërë disa ndërhyrje kirurgjikale.

Nga ana tjetër, 27-vjeçari Gronvegen e konsideroi këtë aksident si një nga momentet më të errëta të karrierës së tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"