Ahmataj “arnon” formacionin, ja si pritet të rreshtohet Tirana në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2023 | 12:00

Ahmataj “arnon” formacionin, ja si pritet të rreshtohet Tirana në derbi

Tani po që Julian Ahmataj ka sfidë më vete. Të ndërtojë një 11-she për derbin me Dinamon.

tirana

Në portë do të jetë Kozi dhe djathtas Doka që nisi dje stërvitjen pas “dëmtimit”, Hoxhallari në qendër së bashku me Hilën ose Micin dhe Përgjoni majtas. Në mesfushë treshja Deliu-Jonuzi e Lushkja, por me Tolën që bëri superparaqitje në fushë.

Rebusi është i sulmit. Hasani dhe Kaina janë titullarë dhe sërish një prej dyshes Abazaj-Latifi do të luajë për një fanellë titullari.

Me një mori mungesash, përveç të rinjve, në stol Ahmataj do të ketë Likën, njërin prej Micit ose Hilës dhe njërin prej Abazajt dhe Latifit.

Alternativat për sfidën ndaj Dinamos do të jenë shumë të pakta.

76878

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"