Agostineli zbardh takimin me Starovën dhe Gaz Demin: Ja kujt ja dedikoj fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2016 | 19:43

Agostineli zbardh takimin me Starovën dhe Gaz Demin: Ja kujt ja dedikoj fitoren

UPDATE/ Andrea Agostineli i gëzohet fitores 2-0 ndaj Laçit në “Qemal Stafa”. Tekniku italian ka përgëzuar skuadrën për administrimin e lojës, ndërsa theksoi që ishte një fitore me meritë.

agostineli“Nuk e prisja fitoren e Skënderbeut, por gjithsesi çdo gjë ka folur në favorin tonë. Kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer, skuadra e meritoi fitoren. Lotjarët zbatuan në perfeksion çdo detyrë, duke dhënë maksimumin e tyre”,-tha trajneri.

Takimi me Starovën

I pyetur nëse gjatë këtyre 30 ditëve në Shqipëri, ka pasur ndonjë takim me ish-trajnerin Starova për të marrë ndonjë mendim, italiani Agostinieli u shpreh se: “Kemi zhvilluar një takim ku ka qenë i pranishëm jo vetëm zoti Starova, por edhe presidenti dhe grupi i lojtarëve. Kemi zhvilluar mjaft biseda dhe kemi diskutuar për të ardhmen e skuadrës dhe mendoj se çdo gjë është ok”.

Untitled-13

Trajneri italian foli për fitoren e parë në kampionat dhe merkaton te skuadra e Partizanit.

Rezultati

“Skuadra luajti lart, bëri presing. Duke luajtur në sulm, ndodhi që u ndëshkuam edhe me karton të kuq, pas atij rasti të portierit. Megjithatë, unë jam shumë i kënaqur me atë që skuadra dha në fushë. Kjo ka qenë një fitore që na ka dhënë shumë besim në vetvete. Ia dedikoj presidentit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve të mrekullueshëm”.

Dedikimi për djalin

“Një dedikim të veçantë kam për djalin tim, që nëse do të ishte i pranishëm në stadium, do të më mbështeste gjatë gjithë takimit. Sot rregulluam shumë në lojë në ndryshim nga ndeshja e Kupës. Ky ishte debutim im zyrtar në kampionat dhe që ka nisur në mënyrën më pozitive”.

Konteras

“Nuk është akoma i konfirmuar, por e sigurtë është që një sulmues do ta afrojmë në skuadër”.

Shumë sulmues

“Dua të kem një organikë sa më të pasur, sepse dua titullin kampion. Unë drejtoj Partizanin, jo individë. Sa më shumë lojtarë cilësorë të kemi, aq më mirë është për mua, kam më shumë mundësi zgjedhje”.

Atanda

“Atanda e bëri shkëlqyer detyrën që i kisha dhënë, për më tepër që e nisi titullar. Jam i kënaqur nga të gjithë, edhe nga ata që luajtën si zëvendësues”.

Presioni

“Ishte një javë që ka folur për ne, nuk e prisnin që Skënderbeu do të mposhtej në Shkodër. Jemi barazuar me pikë, por nuk do të thotë asgjë. Duhet të përmirësohemi më shumë dhe t’i marrim ndeshjet një e nga një, për të qenë më efikas”.

Raçiç

“E zëvendësova sepse Raçiç në krahasim me Vilën dhe Mazrekajn që ishin në fazën e sulmit, kishte një kondicion jo të duhur, pasi vjen pas një mungese të gjatë. E përgëzoj atë që dha në fushë dhe nuk mund të përballonte 90 minuta. Nuk mund të rrezikonim, sepse ishim me 10″.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"