“U deshën vetëm 2 sekonda”, Ansi Agolli rinovon me Karabakun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2018 | 20:16

“U deshën vetëm 2 sekonda”, Ansi Agolli rinovon me Karabakun

Ansi Agolli do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së Karabakut edhe për një sezon. Kapiteni i Kombëtares ka rinovuar kontratën me skuadrën azere, duke u konfirmuar kështu si një lider te kampionët.

Agolli

35-vjeçari nga kryeqyteti është pjesë e Karabakut prej 8 sezonesh dhe regjistron 73 prezenca me ekipin kombëtar. Agolli ka fituar zemrën e tifozerizë azere me paraqitjet e bëra dhe të shumta kanë qenë komentet pozitive në lajmin e publikuar nga klubi në lidhje me rinovimin e mbrojtësit.

Karabak

Është për të ardhur keq, që një mbrojtës kapiten si Ansi Agolli, nuk preferohet nga tekniku Panuçi, pavarësisht formës që ai po kalon.

“U deshën vetem dy sekonda për të rinovuar! Jam shumë i lumtur që lajmëroj se do të jem edhe për një vit te Qarabag, që është bërë si shtëpia ime e dytë tashmë. Premtoj që do vazhdoj të luaj me të njejtën grintë që kam treguar këto 8 vite këtu. Do të japim gjithçka që të ndërtojmë mbi suksesin e vjetshëm, dhe të arrijmë rezultate edhe më të mira këtë sezon”, ishin fjalët e Agollit pas rinovimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"