Afron derbi, FSHF organizon takim me policinë. Priten kontrolle të rrepta për të shmangur kaosin e zakonshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2022 | 8:22

Afron derbi, FSHF organizon takim me policinë. Priten kontrolle të rrepta për të shmangur kaosin e zakonshëm

Siguria është një nga aspektet më të rëndësishëm në një derbi mes Tiranës dhe Partizanit, tifozeritë e të cilave urrehen më së shumti më njëra-tjetrën dhe historia ka regjistruar disa precedentë dhune.

tirana

Këtë herë klubet janë angazhuar maksimalisht dhe dje Policia e Tiranës ka organizuar një mbledhje, ku kanë marrë pjesë drejtuesit më të lartë të organit të ruajtjes së rendit dhe përfaqësuesit përkatës të klubeve.

Në këtë takim është diskutuar gjithçka mbi mbarëvajtjen e ndeshjes dhe rrugën që do të ndjekin tifozët deri në hyrjen në stadium.

Në të shkuarën kemi parë të ndalohet ndeshja për shkak të flakadanëve, ndaj këtë herë të dy klubet kanë kërkuar një kontroll më rigoroz nga policia në hyrje të stadiumit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"