Afrime “big” nuk ka, merkatoja e Tiranës në vendnumëro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 22:12

Afrime “big” nuk ka, merkatoja e Tiranës në vendnumëro

Asgjë e re nga fronti i merkatos. Edhe pse në lojë për bardheblutë janë emra si Arlind Ajeti, Albi Alla apo Mërgim Mavraj, si dhe kanë bërë spastrime, afrime “big” nuk ka.


tIRANA

Tirana ka larguar dy mbrojtës, Dorian Kërçikun dhe Eni Imamin, por akoma nuk ka mundur të zëvendësojë dy lojtarët e ikur nga skuadra. Deri më sot, bardheblutë kanë afruar shumë të rinj, si dhe sulmuesin Mario Morina, një njohje e vjetër e Tiranës.

Nga ana tjetër, 24 herë kampionët do të përballen me një kampionat të egër. Në këtë gjendje që është Tirana, i duhet patjetër një mbrojtës. Aktualisht, mbrojtës tamam ka vetëm Tefik Osmanin dhe Gentian Muçën. Po kështu, Kristi Vangjeli mund të luajë në këtë rol, ashtu si edhe Erjon Hoxhallari.

Gjithsesi, Tiranës në këtë moment i duhet gjak i ri, i cili mund të bëjë diferencën në fushën e lojës pikërisht në qendrën e mbrojtjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"