Adrenalinë dhe çmenduri me makina “fluturuese” në Sarisalltik! Birra “Korça” mbështet Hill Climb “Trofeu Skënderbej 2021”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 12:08

Adrenalinë dhe çmenduri me makina “fluturuese” në Sarisalltik! Birra “Korça” mbështet Hill Climb “Trofeu Skënderbej 2021”

Adrenaline, emocione në garat me makina për të arritur majën e Sarisalltikut. Kjo ishte panorama e garës ndërkombëtare të motorsportit Hill Climb “Trofeu Skënderbej 2021”, event i mbështetur fort nga birra “Korça”.

Birra-Korca-SariSalltik-Hill-Climb

Për të shtatin vit radhazi, Auto Club Albania organizoi këtë herë, në malin e Krujës në Sarisallik garën emocionuese të ngjitjes malore me shpejtësi që tërhoqi jo pak vëmendjen e të apasionuarve pas makinave me fuqi më të madhe motorike. Në pistën 3.8 km te gjate e karakterizuar me kthesa te shumta e ku nuk mungoi rreziku, pilotet e makinave te modifikuara gati sa nuk “fluturuan” për trofeun. Në këtë garë të vlefshme për kampionatin Hill Climb të Zonës së Europës Qendrore (CEZ-FIA), morën pjesë 21 pilotë në Kategorinë Pro dhe 13 pilotë të Kategorisë Promo. Garuesit ishin pilotë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Hungaria, etj.

Në fund te garës Birra “Korça” ngriti trofeun “Skënderbej 2021” bashke me triumfatorin hungarez të garës Laszio Szasz. Hungarezi e përshkoi rrugën e vështire për 2 minuta 13 sekonda. Pas garës, në intervistën dhënë për televizionin News 24 jep impresione të veçanta për rrugën që e cilëson si më emocionueset për të garuar në Europë.

“Jam shume i lumtur për rezultatin, për kohën që kapa, nuk ishte aq e lehtë ne fakt. Makina ime është shumë e fuqishme siç e shikoni. E fitova këtë garë bashkë me makinën, me ekipin tim. Unë kam garuar nëpër rrugët e Europës, por kjo rrugë është ndër më impresionueset, pasi ka standarde sigurie. Në disa pjesë të rrugës isha me 210 km ne orë”, tha për News 24 pasi ngriti trofeun, hungarezi 55 vjecar Laszio Szasz, fituesi i gares Hill Climb “Trofeu Skënderbej 2021”.

Birra “Korça” dhe Climb Hill japin mesazhin e drejtimit te mjetit me përgjegjësi. Sekretari i pergjithshem i Auto Club Albania, ka një ftesë për të apasionuarit pas shpejtësisë, që adrenalinën e tyre të mund ta çlirojnë në kompeticione të tilla me kushte sigurie e jo nëpër rrugë ku rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve.

“Ne jemi anëtarë te FIA-s, kjo garë zhvillohet në kushte të larta sigurie. E rëndësishme është që nuk patëm asnjë problem, gjithçka shkoi mirë e konsiderojmë sukses të plotë pasi gara ishte në rrugë të vështirë. I ftoj të apasionuarit pas shpejtësisë te heqin dore nga gara te tilla në rrugë, ku rrezikojnë të humbasin edhe jetën dhe te garojnë në këtë kompeticion, në rrugë me kushte sigurie me standardet e FIA-s”, u shpreh Eridon Lameborshi, sekretar i përgjithshëm i Auto Club Albania.

Në vend të dyte u rendit shqiptari nga Kosova Valon Rexhepi, të cilin vetëm 15 sekonda e ndanë nga vendi i parë. Rexhepi e cilësoi garën jo të lehtë e të mbushur me sfida dhe rreziqe por shprehet i kënaqur me rezultatin. Trofeun e vendit të tretë e rrëmbeu piloti nga Shqipëria Gentian Kulla. Në gare mes 21 pilotëve profesionistë ishte edhe një vajzë nga Kosova, Arjeta Rysha e cila u rendit e 17 ne klasifikim. Birra “Korça” do të vazhdojë të mbështesë evente të tilla mbushur me adrenalinë që mbledhin jo pak adhurues të makinave të shpejta/BW

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"