Adnard Mehmeti gati për të dielën për Partizanin ndaj Egnatias, bie alarmi për Leart Zekollin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 18:52

Adnard Mehmeti gati për të dielën për Partizanin ndaj Egnatias, bie alarmi për Leart Zekollin

Partizani ka vijuar dje përgatitjet për ndeshjen e rëndësishme të së dielës ndaj Egnatias, e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Skuadra e Shehit luan vetëm për fitore në këtë ndeshje, duke pasur parasysh faktin se Vllaznia sfidon Laçin.

mehmeti

Dje ka pasur lajme të mira nga mjekët për Shehin, pasi dy nga lojtarët me probleme fizike kanë treguar sinjale të mira dhe do të jenë gati për të luajtur në Rrogozhinë. Adnard Mehmeti ka kaluar 100% tërheqjen muskulore që pësoi në fillim të marsit dhe është stërvitur normalisht me skuadrën. Mesfushori pritet të jetë i gatshëm për Shehin, që me shumë mundësi do ta ketë në konsideratë nga stoli për të mos e rrezikuar.

Gjithashtu, ka rënë alarmi për mbrojtësin e djathtë, Leart Zekolli. Djaloshi zëvendësoi Hadrojn kundër Vllaznisë, por iu desh të linte fushën për një shkak të një problemi muskulor. Lajmet janë se ai nuk ka problem serioz dhe është gati për lojë në ndeshje. Fakti që nuk është konfirmuar ende prania e Hadrojt, e bën Zekollin pretendent kryesor për të luajtur nga minuta e parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"