Adli: Milani një besim fetar, sezonin e mbyllim me…trofe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2024 | 14:44

Adli: Milani një besim fetar, sezonin e mbyllim me…trofe

Në fillim të sezonit pakkush do e kishte menduar që Jasin Adli sivjet do të shënonte një gol e do të ishte i pranishëm në 26 ndeshje të Milanit. Përdorimi i pakët nga Pioli shtynte të hamendësohej një largim i francezit që tashmë është kthyer në zgjedhje të parë. Pikërisht lidhur me situatën e tij, ai ka folur në një intervistë për televizionin e klubit.

ADLI

Pianist, karateist apo muzikant. Çfarë ndiheni më shumë?

Pa dyshim futbollist sepse ky është profesioni im. Meritë e prindërve që gjatë fëmijërisë janë munduar të më japin disa drejtime. Ndër vite kam luajtur dhe shah apo kam ndjekur kurse violine. Sidoqoftë, futbolli mbizotëroi mbi të tjerat.

E kishit menduar ndonjëherë se mund të luanit kaq shumë?

Sezoni i parë ishte i vështirë, por prindërit më kanë mësuar të jem pozitiv dhe të mendoj si një njeri i mirë. Dhe kështu kam bërë deri sa më është dhënë mundësia të tregoj sa vlej. Milani ua dha këtë shans.

Tani po ua ofron edhe Algjeria, për sa i përket kombëtares. Do të shkoni, apo do të prisni Francën?

Jam lindur dhe rritur në Francë dhe nëse dua të konkurroj në nivelet më të larta duhet të punoj për të synuar Francën. Kjo nuk do të thotë se nuk e vlerësoj Algjerinë. Kam të gjithë familjen e nënës time atje, shkoj shpesh dhe jam rritur me kulturë algjeriane. Madje, edhe vajin e ullirit pres të ma nisë daja im çdo vit.

Po me fenë, cili është raporti juaj?

Për mua besimi është gjithçka dhe kapem pas Zotit, si në momentet e mira ashtu edhe në ato më pak të mira. Sidoqoftë, është diçka personale për të cilën nuk dua të zgjerohem shumë.

Çfarë dëshironi të jeni në vitin 2024?

Një njeri më i mirë, një bashkëshort më i mirë, një baba më i mirë, një partner më i mirë, por sigurisht edhe një profesionist më i mirë. Në rendin e përparësisë, pra, familja para së gjithash.

Ndërkohë, jeni një figurë kyçe në dhomat e zhveshjes. Si ka mundësi, duke qenë se deri në fillim të sezonit luanit pak?

Kam qenë gjithmonë i tillë, por është pjesë e mënyrës sime të të qenurit. Ndonjëherë njerëzit mund të mendojnë se e bëj këtë që njerëzit të flasin mirë për mua, por në realitet e bëj sepse kështu jam. Nuk dua ta fsheh, ky jam unë dhe Milani është si një familje.

Si ju quajnë, cila është nofka juaj?

Ndonjëherë më quajnë edhe pianisti, piktori… Pseudonimi pianisti vinte nga fakti që e luante motra, më ka pëlqyer gjithmonë dhe ndonjëherë kam tentuar ta luaj me të. Por unë jam më shumë për violinën, megjithëse në fakt jam i njohur për të kënduar.

Thuhet se keni një marrëdhënie të veçantë me Leaon dhe Benaser, apo jo?

Kam marrëdhënie të veçantë me të gjithë dhe ky është ndryshimi. Nuk mund të thuash se janë shokët e mi, por më shumë. Të gjithë e dinë se kushdo ka nevojë për çdo gjë që unë jam atje, në fushë apo jashtë fushës, kudo. Si frëngjishtfolës, është normale që në fillim të qëndroja më shumë me ata që flisnin gjuhën time dhe që më ndihmonin të kuptoja situatat. Edhe Menja ka qenë i rëndësishëm, ndërkohë që Maldini është treguar një vëllai madh me mua dhe shumicën e grupit të skuadrës.

Cili është numri më i rëndësishëm në telefonin tuaj?

Zlatan Ibrahimoviç, por kam edhe Kilië Mbapenë, edhe pse mendoj se ka ndryshuar numër.

Cilat janë objektivat deri në fund të sezonit?

Kanë mbetur nëntë ndeshje kampionati në të cilat duam të marrim pikët maksimale. Kemi edhe Ligën e Europës, ku fillimisht duhet të tentojmë të eliminojmë Romën dhe më pas do të shohim çfarë do të ndodhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"