Nuk u aktivizua ndaj Atalantës, flet trajneri i Veronës: Doja që Kumbulla të luante këtë ndeshje, por ai…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 21:05

Nuk u aktivizua ndaj Atalantës, flet trajneri i Veronës: Doja që Kumbulla të luante këtë ndeshje, por ai…

Helas Verona u mposht nga Atalanta ditën e sotme me rezultatin 2-3, falë një goli të Berat Gjimshitit në fund të ndeshjes për zikaltërit.Soccer: Serie A, Atalanta BC vs Hellas Verona

Të gjithë prisnin që në këtë ndeshje të ishte titullar edhe një tjetër futbollist shqiptar, siç është Marash Kumbulla, i cili u tha se është rikuperuar nga dëmtimi. Megjithatë në 11-shen që u hodh në fushë nga trajneri Juriç, 19-vjeçari nuk figuronte.

Për këtë ka folur edhe vetë trajneri, i cili u shpreh se futbollisti ndjeu dhimbje atje ku ishte dëmtuar më përpara. “ Unë kisha vendosur që të startoja me Kumbullën, por ai ndjehu dhimbje këmbën ku kishte dëmtimin e parë.

marash kumbulla

Unë doja që ai të luante, por e kishte të pamundur. Nuk e di nëse ai do të jetë i gatshëm javën e ardhshme.”, u shpreh Juriç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"