“Nuk jam aspak i lumtur tek Juventusi”, rrëfehet mesfushori: Këtë sezon nuk më është dhënë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 14:58

“Nuk jam aspak i lumtur tek Juventusi”, rrëfehet mesfushori: Këtë sezon nuk më është dhënë…

Emre Xhan nuk po kalon një periudhë të mirë te Juventusi në këtë fillim sezoni, pasi nuk është një zgjedhje e parë e trajnerit Sarri.EMRE CAN

Tekniku italian e la mesfushorin jashtë listës me lojtarët që do të luajnë në Ligën e Kampionëve, diçka që lojtari sigurisht që nuk e priti mirë. Gjithashtu edhe në ndeshjet e kampionatin, gjermani është aktivizuar vetëm 50 minuta në total, duke u aktivizuar gjithmonë nga stoli.

Emre Xhan nuk është aspak i lumtur me atë që po i ndodh, teksa diçka të tillë e pranon edhe ai vetë, në një intervistë të dhënë së fundmi: “Unë nuk jam aspak i lumtur te Juventusi në këtë periudhë. Unë nuk po aktivizohem shumë për momentin. Sezonin e kaluar kam luajtur më shumë, veçanërisht në ndeshjet e rëndësishme, ku kam treguar performanca shumë të mira.

Këtë sezon nuk më është dhënë një shans, por mendoj se sapo të kthehem në skuadër do të punoj fort, për të luajtur më shumë. I jam shumë mirënjohës trajnerit Loakim Lëv, i cili edhe pse nuk kisha luajtur shumë përsëri më thirri në kombëtare.”, u shpreh Emre Xhan.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"