Shënoi 2 herë ndaj Tomorit, heroi Diamanti: U shpërblyem, gola me peshë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2020 | 23:46

Shënoi 2 herë ndaj Tomorit, heroi Diamanti: U shpërblyem, gola me peshë

Gersi Diamanti ishte “heroi” i Flamurtarit. Shënoi dy gola të artë, që i dhanë të parën fitore vlonjatëve ndaj Tomorit. Sulmuesi ndihet i lumtur që i shërbeu ekipit dhe shpreson që të mos ndalet më.

DIAMANTI GERSI

Për “Panorama Sport”, 21-vjeçari shprehet: “Jam i lumtur për fitoren ndaj Tomorit, pasi e kishim detyrim. Ndihem mirë që i shërbeva ekipit.

Kjo më motivon më shumë që të jap maksimumin edhe në ndeshjet e ardhshme. Zhvilluam një lojë shumë të mirë dhe në fund na u shpërblye mundi. Golat ia dedikoj familjes dhe shokëve të ekipit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"