“Më dhemb që i shënova Vllaznisë”, shkodrani Çinari: Trajnerët italianë janë të fiksuar me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2019 | 19:49

“Më dhemb që i shënova Vllaznisë”, shkodrani Çinari: Trajnerët italianë janë të fiksuar me…

Lojtari më i mirë në sfidën mes Vllaznisë dhe Partizanit, u shpall shkodrani Erald Çinari.

erald cinari

Në intervistën për “Supersport”, Çinari deklaroi se është profesionist dhe bëri vetëm detyrën për Partizanin, por nga ana tjetër i vjen edhe keq që shënoi ndaj ekipit ku është rritur.

Hera e parë që shënon në Shkodër si kundërshtar. Si u ndjeve?

Hera e parë që luaj edhe kundër Vllaznisë. E prita me emocione këtë ndeshje, por jo edhe me kaq shumë sa sot.  I lumtur për golin, por edhe i mërzitur se i shënova Vllaznisë.

I dhe Partizanit një shtysë drejt titullit sot…

E mbaj mend edhe kur i shënova Partizanit para disa vitesh, ishte goli im i parë, emocionet ishin të papërshkrueshme. Sot bëra detyrën, edhe pse më dhemb të flas për Vllazninë. Por, ne jemi profesionistë.

Të thanë miqtë në Shkodër, që sot e gjete të bësh gol?

Mesazhet kanë qenë të shumta, por akoma nuk i kanë parë të gjithë.

A ia ka Partizani një borxh Vllaznisë për rënien nga kategoria?

Vllaznia atë vit, ashtu e nisi dhe e përfundoi. Nuk ka lidhje Partizani.

E keni një ide për lojën e trajnerit të ri?

Gradualisht, shkolla italiane ka të theksuar taktikën. Ne jemi profesionistë, dhe gjërat elementare dihen, por duan çdo detaj. Po i zbatojmë detyrat ndeshje pas ndeshje, dhe kjo po shihet. Po shkojmë edhe drejt rezultateve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"