“Arbitri na dënoi me një penallti të paqenë”, flet Troisi: Janë edhe 4 ndeshje, nuk kemi biseduar për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 19:53

“Arbitri na dënoi me një penallti të paqenë”, flet Troisi: Janë edhe 4 ndeshje, nuk kemi biseduar për…

Flamurtari u mposht me rezultatin 2-1 ndaj Laçit ditën e sotme në transfertë, në një ndeshje ku vlonjatët treguan një paraqitje të mirë. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, trajneri i kuqezinjve është shprehur se ndaj tyre u dha një penallti i cili sipas tij nuk ishte.bandicam 2020-07-05 19-45-37-926

“Kemi 4 ndeshje deri në fund,. Nuk kemi biseduar për sezonin tjetër. Nuk kemi biseduar me presidentin. Unë po shikoj ndeshje pas ndeshje dhe do mendojmë për të ardhmen. Kartoni i kuq? Është një gabim i lojtarit tonë. Është e vështirë të luash ndaj Laçit me një lojtar më pak, ndonëse donim të merrnim pikë në këtë fushë.

Penalltia? Nuk di të jap një mendim të saktë nëse ishte apo jo. Nuk e di se çfarë ndodhi te goli i dytë, pasi nuk ishim të qartë në mbulim. Për mua penalltia nuk ishte, pasi lojtari prek më parë topin pastaj kundërshtarin, megjithatë është vendimi i gjyqtarit.”, u shpreh Troisi për “Supersport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"