45 minuta ndaj Laçit, Flamurtari hap dyert e stadiumit për tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2017 | 23:14

45 minuta ndaj Laçit, Flamurtari hap dyert e stadiumit për tifozët

Në 45 minutat e dyta, që do të zhvillohen nesër, nga sfida mes Flamurtarit dhe Laçit, klubi vlonjat ka marrë një vendim të rëndësishëm për tifozët. Ndeshja u ndërpre, pa filluar pjesa e dytë, prej kushteve të rënduara atmosferike, që nuk lejonin të luhej normalisht një ndeshje futbolli.

fusha vlore

Gjithsesi, vendimi u mor që sfida të riluhet përsëri nesër në orën 14:00, ndërsa nga Vlora bëjnë me dije se dyert e stadiumit do të jenë të hapura. Kujtojmë që pjesa e parë u mbyll me fitoren e Laçit, 0-1, me gol të Rexhinaldos, dhe tek Flamurtari kërkojnë mbështetjen e çdo tifozi për të arritur një rezultat pozitiv. Ja dhe postimi i klubit.

Hyrja Falas .

Neser , date 17 Dhjetor 2017 ora 14:00 luhet pjesa e dyte e takimit Flamurtari F.C 0 : 1 KF Laci .

Kerkohet 45 min mbeshtetje nga cdo tifoz.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"