VIDEO/ Lojtarët nuk përmbahen, sherr masiv mes dy skuadrave. “Kërcet” grushti dhe shkelmat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2020 | 18:29

VIDEO/ Lojtarët nuk përmbahen, sherr masiv mes dy skuadrave. “Kërcet” grushti dhe shkelmat

Ishte vetëm një miqësorë, por nuk u zhvillua si një e tillë. Ndeshja e basketbollit ndërmjet Dinamo Odesa dhe Ternopil në Ukrainë u duk si një ndeshje derbi ku gjakrat ishin të ndezura që para fillimit të sfidës.SHERRI

Gjatë një aksioni ku një lojtar i Ternopilit shënon një 2 pikësh, një nga kundërshtarët mori një goditje në kokë në pamje të parë të paqëllimshme dhe kaq deshën të dyja palët për ta kthyer ndeshjen në një përleshje ku një trumë ndiqte një tjetër.

Disa nga lojtarët u përpoqën ta qetësonin situatën, megjithatë kishte të tillë që nuk hiqnin dorë nga zgjidhja me dhunë.

Nga ndeshje basketbolli, ajo po fillonte të dukej si një ndeshje boksi, ku lojtarët harruan për një moment për çfarë ishin aty.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"