30 duele direkte, Klop përballë Pep, Anglia shijoi kërcimin e tyre të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2024 | 11:08

30 duele direkte, Klop përballë Pep, Anglia shijoi kërcimin e tyre të fundit

Pankinat kanë qenë një tjetër fushë beteje në Premier Ligë përveç asaj në fushë. Stolat kanë pasur beteja të paharrueshme mes Murinjos, Vengerit, Fergusonit… Megjithatë, asnjëra nuk do të hyjë në histori si duelet mes Jyrgen Klopit dhe Pep Guardiolës.

klopp pep

“Nuk mendoj se ka një rivalitet mes nesh. Ne jemi konkurrues dhe duam gjithmonë të fitojmë. Unë e respektoj atë, por nuk kemi pasur mundësi të shihemi shpesh. Në të ardhmen, do të kemi më shumë për të folur”, tha trajneri gjerman përpara kërcimit të tij të fundit me Guardiolën.

Në “Anfield”, të dielën, Liverpuli dhe Siti luajtën aktin e tyre të fundit në Premier Ligë, ndërsa barazimi 1-1 e lë më të hapur se kurrë garën për titull në 10 javët e fundit, me Liverpulin që humbi kreun dhe Sitin që zbriti në vend të tretë, pasi Arsenali i kapërceu të dyja. Por distanca është e papërfillshme. “Topçinjtë” kryesojnë ndaj Liverpulit vetëm falë golavarazhit më të mirë, kampionët e Guardiolës ndjekin vetëm me një pikë më pak. Dhe me lamtumirën e Klopit të zyrtarizuar në fund të sezonit, kërcimi i tij i fundit në kampionat, mund të pasohet vetëm nga një përballje e mundshme në Kupën FA.

PROGRES I VAZHDUESHËM Premier Liga ka qenë oazi i Pepit që nga viti 2017. Mançester Siti ka fituar pesë nga gjashtë titujt e fundit, tre radhazi. Megjithatë, Liverpuli ka ushtruar presion të vazhdueshëm mbi ta, duke qenë rivali kryesor, ashtu si Arsenali i Artetës në dy sezonet e fundit. “Ata janë gjithmonë aty. Ata janë një gjemb në këmbë. Ata janë rivali më i ashpër me të cilin jam përballur ndonjëherë. Ata na detyruan t’i kapërcejmë kufijtë tanë”, tha Guardiola, i cili fitoi dy tituj ndaj Klopit me fotofinish në 2018-19 dhe në 2021-22.

RESPEKT RECIPROK Betejat mes tyre janë të përjetshme, duke parë fitore pas fitoreje dhe më të fortat ishin me Liverpulin nënkampion edhe pse grumbulloi 97 pikë dhe vetëm një humbje. “Duhet të jemi afër perfeksionit për të konkurruar”, tha Klop, i cili ka qenë i vetmi i aftë për t’i hequr një titull kampion nga duart “qytetarëve”, duke i prishur perfeksionin. E bënë në sezonin 2019- 20, duke grumbulluar 99 pikë. Blutë fituan 100 pikë në 2017-18. Të gjitha këto janë shifra që kanë shënuar një epokë të re. Sepse përtej përplasjeve të tyre në Ligën e Kampioneve – triumfit ‘të kuq’ në çerekfinalen 2017- 18 – në Kupa dhe Superkupa, Liverpul-Siti i shtohet dueleve të tyre të paharrueshme në Premier Ligë. Me Salah, Mane, Van Dajk në njërën anë dhe Haland, De Bryjne, Rodri… nga ana tjetër, ata janë kthyer në klasikët e mëdhenj anglezë të shekullit të 21-të.

RIVALI MË I FORTË Me armëpushimin e vitit të parë në të cilin ata u takuan në Angli dhe në të cilin ishin larg majës, përplasja e stileve – futbolli me intensitet të lartë, tranzicionet e kuqe dhe zotërimi blu i topit dhe futbolli pozicional – i lanë vendin një rivaliteti të paimagjinueshëm. Ata ushqeheshin me njëri-tjetrin dhe “mësuan” nga njëritjetri, siç e pranoi Pep, nga 16 ndeshjet e tyre në Premier Ligë (30 në total). Klop ka një avantazh në total (12 kundër 11) ndërsa Guardiola në Premier (4 kundër 5).

REKORDET E PIKËVE Pikët (100 për Sitin në 2017-18 dhe 99 për Liverpulin në 2019-2020) dhe fitoret radhazi (18) dhe fitoret totale (32) që të dyja skuadrat ndajnë me njëra-tjetrën, janë disa nga shifrat rekord që kanë mbetur të gdhendura në historinë e Premier Ligës. Të dyja skuadrat kanë prodhuar futbollin më të mirë që ka parë ndonjëherë Premier Liga. Ka qenë një rivalitet i shkëlqyer, më i miri në futbollin anglez për shkak të mënyrës se si ata kanë shtyrë njëri-tjetrin”, thotë Sem Li, korrespondent i Sitit për “The Athletic”. “Pesëmbëdhjetë vjet më parë pak do të kishin menduar se rivaliteti midis Sitit dhe Liverpulit do të ishte kaq i ashpër. Asnjëherë më parë dy skuadra nuk janë përballur ballë për ballë dhe në mënyrë të vazhdueshme për kaq shumë vite.

Klop dhe Pep do të lënë një trashëgimi të madhe”, shpjegon Ian Dojl i “Liverpool Echo”. “Anfield” uli perden e historisë së tij. “Guardiola më bëri një trajner më të mirë. E di që jam i mirë, por ai është më i miri”, tha Klop përpara ndeshjes. “Ai ka qenë rivali im më i madh dhe do të fle më lehtë kur të përballem me Liverpulin. Do të më mungojë. Nuk e njoh shumë mirë. Shpresoj të shkojmë një darkë ose të pimë një gotë”, ia ktheu reston Pep.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"