VIDEO/ Sulmuesi shqiptar vazhdon me formën e shkëlqyer, shënon dopietë për ekipin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2020 | 23:02

VIDEO/ Sulmuesi shqiptar vazhdon me formën e shkëlqyer, shënon dopietë për ekipin e tij

Besart Berisha duke në një formë shumë të mirë këtë sezon, teksa vazhdon të shënojë për ekipin e tij Uestern Junajtid, në Australi.Berisha_2

Shqiptari ka qenë protagonist edhe ditën e sotme, teksa ka shënuar një dopietë në fitoren 5-1 të ekipit të tij ndaj Adelaide Junajtid. Berisha shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 18’, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

34-vjeçari dukej në një formë shumë të mirë sot, teksa u tregua shumë herë i rrezikshëm në zonën kundërshtare. Në minutën e 56’, sulmuesi shqiptar shënoi golin e dytë personal dhe të 5-tin për ekipin e tij.BERISHA

Pikërisht me dopietën e sotme Berisha shkon në kuotën e 15 golave këtë sezon, teksa ndan vendin e parë me Le Fondre, i cili ka të njëjtën kuotë golash.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"