Ramela do fitore me lojtarë akademie

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2015 | 12:43

Ramela do fitore me lojtarë akademie

RamellaErnestino Ramela thyhen heshtjen. Në konferencën e djeshme për mediat, italiani i pankinës vlonjate është shprehur se ndeshja e sotme me Teutën do të jetë e vështirë për shkak se kundërshtari luan për mbijetesë. Edhe pse e shikon si një takim të rrezikshëm, për Ramelën, do të jetë ndryshe krahasuar me Kukësin. “Ndeshja e radhës me Teutën do të jetë e vështirë. Dihet që është një skuadër që do të kërkojë me patjetër për të marrë pikë, pasi është një ekip që luan për mbijetesë. Por, nga ana tjetër, edhe ne do të shkojmë me synime të qarta në këtë takim. Dihet që me Teutën ka pasur edhe disa polemika në ndeshjen që u luajt këtu në Vlorë dhe gjërat patjetër që do të jenë të vështira në këtë takim. Kjo do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo me Kukësin. Dihet që Kukësi ishte një kundërshtar që pretendon për titull dhe ne nuk mund të pretendonim shumë. Aq më shumë që luajtëm edhe me lojtarë të rinj. Në këto kushte, ndeshja me Teutën është e një natyre tjetër. Ekipi kundërshtar luan për mbijetesë, por natyrisht që duhet të jemi të kujdesshëm, pasi mund të na ndëshkojë nëse ne nuk i bëjmë siç duhet detyrat tona. U kam kërkuar lojtarëve të mi që të bëjnë shumë kujdes dhe të luajnë me vëmendje maksimale për të mos gabuar, pasi kjo do të ndikonte mjaft keq te ne dhe mund të na çoroditë”, u shpreh fillimisht italiani. Strategjia e re Për kreun e pankinës vlonjate, klubi ka një strategji të re, aktivizimin e lojtarëve të akademisë, me qëllim që të jenë të gatshëm për sezonin e ri. “Klubi ka nisur një strategji të re. Duam që të përgatitemi për vitin e ardhshëm, pasi ky sezon tashmë po mbyllet dhe ne kemi dalë nga objektivat. Nuk kemi objektiva më dhe të gjithë e dinë këtë. Por kemi një objektiv shumë kryesor për ecurinë në të ardhmen të ekipin. Ne po përgatitemi për sezonin e ardhshëm tashmë. Ashtu siç kemi bërë edhe në ndeshjen e kaluar me Kukësin, edhe në këtë takim ERMAL SIKA që do ta luajmë me Teutën do të aktivizojmë lojtarë të rinj dhe të akademisë. Që nga nisja e takimit mund të aktivizojmë ndoshta dy lojtarë nga të rinjtë dhe më pas, në bazë edhe të ecurisë së lojës, do të shikojmë se çfarë do të bëjmë, pasi mund t’u japim minuta edhe të tjerë lojtarëve të rinj dhe të akademisë. Drejtuesit më kanë lënë si detyrë që t’u jap përparësi lojtarëve të rinj, të cilët ne do t’i përgatisim për sezonin e ardhshëm. Por, akademia mbetet edhe një nga objektivat e mi. Shikoj se këtu në Vlorë ka lojtarë të talentuar dhe që do të ecin. Kështu që këto talente ne tani duhet t’i evidentojmë dhe t’u japim mundësinë që të shprehen”, thotë Ramela.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"