2020 e gjen në shtëpi, futbollisti i Shpresave ikën pas 1 viti nga Holanda

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2019 | 18:20

2020 e gjen në shtëpi, futbollisti i Shpresave ikën pas 1 viti nga Holanda

Futbollisti i Shpresave Agim Zeka nuk do të qëndrojë më te klubi holandez Fortuna Sitard.

agim-zeka

Në faqen zyrtare të këtij klubi komunikohet se huazimi prej 1 viti e gjysmë të kuqeziut është mbyllur me dakortësimin e 3 palëve: lojtarit, Fortuna Sitardit dhe klubit që ka kartonin e e 21-vjeçarit Lila.

Përgjatë 1 viti, sulmuesi Zeka u aktivizua 6 herë në kampionatin holandez dhe dy herë me ekipin e dytë. Konkurenca e madhe në skuadër e detyron 21-vjeçarin të kthehet në Francë, ku tashmë duhet të impenjohet maksimalisht për të fituar minuta në kampionat.

zeka-800x640

Ai ishte pjesë e Skënderbeut në gjysmën e parë të sezonit 2016/2017 duke firmosur më pas me Lilën.

93425_telesport-al_2017

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"