2020-a e jashtëzakonshme e Bajernit, ja 10 faktet për kampionët bavarezë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 9:22

2020-a e jashtëzakonshme e Bajernit, ja 10 faktet për kampionët bavarezë

20 në 2020! Bajerni i Mynihut fitoi Kupën e Gjermanisë për herë të 20-të në historinë e klubit. Ndaj Leverkusenit skuadra e Flikut shënoi katër herë duke mundur “Aspirinat” në Berlin falë golave të Levandovskit dy herë, Alabas dhe Serge Gnabrit. Ja 10 faktet që duhet të dini për kampionët e rinj.
IMG_20200704_213621-scaled
1.VIT JUBILAR
Si mund të mbyllej perfekt një vit si ky? Duke fituar kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë. Edhe pse kjo nuk është diçka e re për Bajernin, bie në sy fakti që në 2020-ën, skuadra nga Mynihu e çoi në 30 numrin e kampionateve të fituara dhe 20 atë të kupave. Askush si ata!

2. 13 HERË DOPIETË
Kjo ishte hera e 13-të që Bajerni fiton brenda një sezoni kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë. Të gjitha skuadrat e tjera e kanë fituar së bashku vetëm katër herë.

3.KAMPIONËT E HERSHËM
David Alaba, Tomas Myler, Manuel Nojer, Havi Martinez dhe Zherom Boateng kanë arritur të bëjnë dopietë në mënyrë të vazhdueshme në Mynih. Pas 2013 dhe 2014, këta lojtar fituan edhe në 2019 dhe 2020 Kupën dhe kampionatin.
myler
4.EKSPERTI MYLER
Tomas Myler luajti finalen e tetë në karrierën e tij. Së bashku me Frank Riberinë, gjermani është lojtari me më shumë prezenca në Berlin. Asnjë lojtar nuk ka arritur të luajë kaq shumë në një finale sa ai. Në total, Myler regjistron 56 ndeshje në këtë kompeticion duke fituar plot 48 prej tyre.

5.REKORDI I SHVAINIT LËKUNDET
Bastian Shvainshtaiger është një ish-lojtar i Bajernit. Ai është i vetmi që ka fituar plot 7 finale me kampionët e Gjermanisë. Pas tij ndodhen me gjashtë trofe: Myler, Alaba dhe Manuel Nojer.
levandovski
6.GOLASHËNUESI LEVANDOVSKI
Robert Levandovski është lojtari i parë në historinë e Bajernit që shënon në tri finale radhazi. Me dygolëshin ndaj Leverkusenit, ai shkoi në kuotën e 8 golave në një ndeshje finale duke vendosur kështu një rekord personal.

7.SKUADRA E REKORDEVE
Skuadra e Hansi Flikut festoi ndaj Leverkusenit suksesin e 17-të radhazi në një ndeshje zyrtare. Ky rekord mbahej pikërisht nga skuadra e Leverkusenit që fitoi në sezonin 1978 16 ndeshje radhazi.

8.FLIK BËN “DOPIETË” DOPIETASH
Pasi fitoi kampionatin dhe Kupën në 1986 si lojtar, Hansi Flik arriti ta bënte sërish një gjë të tillë me Bajernin pas 34 vitesh. Këtë gjë e kishte bërë më parë vetëm ish-trajneri dhe ish-lojtari i Bajernit, Niko Kovaç.
Perisic
9.PERISIÇ MISTER 3 KUPA
Ivan Perisiç ishte lojtari i katërt në historinë e këtij kompeticioni që fitoi Kupën me tri skuadra të ndryshme. Kroati kishte fituar më parë me Borusian në 2012 dhe më Volfsburgun në 2015. Si ai kishte bërë vetëm Tomas Koh që fitoi Kupën e Gjermanisë me Këlnin, Hamburgun dhe Dortmundin.
kutinjo bajern
10.KUTINJO KOZMOPOLIT
Me fitoren e Bajernit ndaj Leverkusenit, Filipe Kutinjo u bë lojtari i parë që fiton tri kupa në tri vende të ndryshme. Braziliani kishte fituar më parë me Interin në 2011, me Barcelonën në 2018 dhe të shtunën me Bajernin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"