15 miliardë paund, njihuni me futbollistin më të pasur në botë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2018 | 23:35

15 miliardë paund, njihuni me futbollistin më të pasur në botë

Duket e çuditeshe, futbollisti më i pasur në botë nuk është asnjë nga yjet e futbollit botëror, por 19-vjeçari i rezervave të Lesterit, Faiq Bolkaih.

MU3fB75B

Ai është nipi i sulltanit të Bruneit dhe trashëgimtar i një pasurie prej 15 miliard paund. Ndryshe nga familjarët e tij që merren me tregtinë e arit të zi, 19-vjeçari ka ndjekur pasionin e tij që është futbolli. Bolkaih, në të kaluarën ka qenë pjesë e Southemptonit, Arsenalit, Çelsit, ndërsa tani mban veshur fanellën e Leisterit.

Leister

Faiq është pjesë e kombëtares së Bruneit, ku në 5 takime ka shënuar 1 gol. Për mesfushorin mësohet se interesohet Ullvërhempton, ndërkohë kur Faiq ishte 7-vjeç, babai i tij, pagoi Majkëll Xhekson që të mbante një koncert për të dhe meqë nuk kishte asnjë arenë të përshtatshme, ndërtoi edhe një stadium vetëm për këtë rast.

Bolkaih

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"