14.6 milionë euro çdo vit/ Sporti është duke u shuar, nëse investohej në infrastrukturë… mund të bëheshin çudira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2021 | 20:43

14.6 milionë euro çdo vit/ Sporti është duke u shuar, nëse investohej në infrastrukturë… mund të bëheshin çudira

Sporti nuk është në mbijetesë. Është duke u shuar fare. Futbolli është i vetmi sport që sot është produktiv, ndonëse klubet janë me borxhe deri te gryka.

elbasan-arena

Ama me 14 milionë euro në infrastrukturë mund të bësh çudira. Me kaq para është e sigurt që në një vit mund të ndërtoje 100 fusha futbolli me përmasa të FIFA-s. 584 parkete për fusha basketbolli apo volejbolli me përmasa zyrtare, ose 912 fusha tenisi dhe 36 pista atletike të plota me të gjithë komponentët.

Për të mos folur për fusha të tjera. Pra nëse kjo shumë investohet në infrastrukturë kemi sport cilësor, por nuk ka paga për sportistë dhe trajnerë. Shumica e shumësportëshit mbijeton pikërisht nga paratë e buxhetit të shtetit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"