1200 tifozë dhe udhëzime me telefon, ja pikantet e duelit Flamurtari-Vora

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2023 | 19:11

1200 tifozë dhe udhëzime me telefon, ja pikantet e duelit Flamurtari-Vora

Flamurtari-Vora fillon tre minuta më vonë, për shkak të një të çare në rrjetën e portës.vlora

-Hyrja falas në stadium shtoi tifozët, që kishin mbushur tribunën qendrore dhe anësoret. Në total ishin 1200 të pranishëm.

-Në tribunën qendrore Sinan Idrizi e ndoqi ndeshjen i shoqëruar edhe nga politikanë e deputetë.

-Emiliano Çela e nis ndeshjen me këmishë të zezë, por e heq pas pak minutash dhe vesh fanellën kuqezi të Flamurtarit. Gjatë gjithë kohës trajneri ka qenë në tension dhe është kapur me arbitrin e katërt.

-Një nga përfaqësuesit e stafit të Vorës jep udhëzime me telefon nga tribuna për pankinën. Ai komunikon me zv.trajnerin për ndërrimet.

-Gjoni dhe Raboshta protestojnë te gjyqtari në fund të pjesës së parë për kartonin e kuq.

-Ramadani shlyen dënimin, ndërsa Oliveira e paguan pjesën e mbetur. Që të dy ishin në fushë dje.

– Në minutën e 48-të, Çela shikohet teksa komunikon me stafin për Imamin: “Sapo i thashë të luajë thjeshtë…”

– Dy vëllezërit, Denis dhe Paulo Pjeshka, luajnë për herë të parë 90 minuta të plota bashkë te Flamurtari.

– Alfred Ferko qëndron në stolin e Flamurtarit. Ishte diçka jo e zakontë, pasi drejtori në çdo ndeshje qëndron në tribunë.

-Erion Vucaj qëndron në stol pas daljes nga dëmtimi në gju. Ishte më i qetë, pasi mësoi se ka vetëm kontraktim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"