11-shja e Partizanit është “luftë”, pas Eskaldes nuk ka titullarë absolutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2023 | 18:19

11-shja e Partizanit është “luftë”, pas Eskaldes nuk ka titullarë absolutë

Partizani duhet të ndryshojë me patjetër qasje në aktin e dytë ndaj Atetik Eskaldes dhe këtë e di shumë mirë edhe vetë trajneri Zekiç, që është përpjekur shumë ta transmetoje te lojtarët qëllimin e tij.

partizani

Në stërvitjet e fundit, ndryshe nga më parë, kroati është përpjekur të provojë të gjithë lojtarët me imtësi, pasi sidomos pas ndeshjes së fundit, dyshimet e trajnerit mbi 11-shen titullare janë shtuar dhe e kanë vënë në mjaft mëdyshje.

Në sfidën e fundit Koçijan dhe Grezda ishin e reja, por nuk përjashtohen aspak ndryshime të tjera. Lojtarë si Gjelbrim Taipi, Mateo Koçijan apo Albers Keko kërkojnë momentin e tyre dhe trajneri Zekiç tashmë po i konsideron të gjithë.

Nëse ndokush në ndeshjet e para ka fituar siguri për aktivizimin që nga minuta e parë, pas asaj ndeshjeje ndaj Eskaldes të gjithë janë të rrezikuar dhe stërvitjet e këtyre ditëve do të jenë vendimtare për aktivizimin nga minuta e parë.

Sembene, që mungoi në ndeshjen e fundit, gjithashtu mund të konsiderohet në formacionin e parë, duke parë paraqitjet në tërësi korrekte ndaj BATE-s. Në sulm gara është tejet e ashpër, teksa në çdo cep të formacionit duhet të luftohet për 11- shen.

Dje ishte stërvitja e parë taktiko-teknike para ndeshjes së të martës me Atletik Eskaldes, teksa ditën e sotme ekipi do të bëjë dy seanca, për shkak se synohet forma maksimale fizike dhe koha nuk premton shumë.

E paradites do të përqendrohet më së shumti në aspektin fizik, teksa pasdite Zekiç do të nisë analizën e kundërshtarit dhe dhënien e detyrave fikse. Nga sot me siguri trajneri do të fillojë të hartojë edhe 11-shen e së martës.

Zëvendësimet ndaj Eskaldes treguan qartë se kush nuk jep sa duhet, ndjek nga pankina. Akti i dytë ndaj Eskaldes do të jetë shumë vendimtare sa i përket formës dhe impenjimit të ekipit.

87978

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"