10 sprintierët më të mirë / Mudrik nuk është më i shpejti në Premier Ligë, e kalon Xhonson

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2023 | 14:10

10 sprintierët më të mirë / Mudrik nuk është më i shpejti në Premier Ligë, e kalon Xhonson

Çelsi shpenzoi 98 milionë paund për të nënshkruar me Mikhailo Mudrik, ukrainasin që shpejtësinë e ka një pikat e tij më të forta. Por ish-sulmuesi i Shahtjorit nuk është njeriu më i shpejtë në Premier Ligë, ndërsa ky vlerësim i shkon një ylli më pak të njohur.

mudrik

Mudrik mbërriti në “Stamford Bridge” në janar dhe nuk iu desh shumë për të treguar se sa i shpejtë është. Ai vendosi një rekord për shpejtësinë në Premier Ligë këtë sezon në debutimin e tij kundër Liverpulit, pavarësisht se regjistroi vetëm 20 minuta në fushë.

22-vjeçari regjistroi një shpejtësi mahnitëse 36.3 km/h kundër Liverpulit, duke thyer rekordin e sprinterit më të mirë të sezonit deri në atë moment, Antoni Gordonit, me 0.2 km/h.

Por prej atëherë, rekordi i Mudrik është thyer nga ylli i Notingem Forestit, Brenan Xhonson, i cili krenohet me një shpejtësi maksimale prej 36.7 km/h.

Xhonson është një debutues në Premeir Ligë këtë sezon, pasi u ngjit me Forestin sezonin e shkuar, por ai ka shkëlqyer me shtatë gola në 27 ndeshje. Ndërkohë, Kieran Tirnej është i vetmi mbrojtës që hyn në top dhjetëshen me shpejtësi 35.99 km/h.

Ai e zbret shokun e tij të skuadrës tek Arsenali, Gabriel Martineli, në vendin e tetë, që do të thotë se “topçinjtë” kanë krahun e majtë më të shpejtë në Premier Ligë.

assdasd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"