Tetë eliminime, zero gola, çfarë ndodh me Mesin tek Argjentina?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2019 | 17:09

Tetë eliminime, zero gola, çfarë ndodh me Mesin tek Argjentina?

Lionel Mesi nuk ka shënuar asnjëherë, kur kombëtarja e tij është eliminuar nga Kupa e Botës ose Kupa e Amerikës, dhe kundër Brazilit erdhi një zgënjim tjetër.Messi-1673096

Dje në Mineirao, Mesi përjetoi serish zhgënjimin me kombëtaren e tij. Menjëherë pas kësaj nisën talljet e zakonshme në drejtim të tij, nga personat të cilët e krahasojnë me Maradonën apo Kristiano Ronaldon. Ky i fundit në ndryshim nga argjentinasi, fiton gjithmonë me kombëtaren e tij, gjithashtu edhe bashkëkombasi Maradona, ka arritur të fitojë me Argjentinën, gjë që Mesi nuk po arrin ta bëjë. Megjithatë Leo nuk dorëzohet kurrë, dhe do të provojë të fitojë në kompeticionin e radhës me Argjentinën, i cili pritet të jetë edhe i fundit për të.MESIIIII

ZERO E RËNDË

Në ndeshjen kundër Brazilit, Mesi luajti si një 32-vjeçar që nuk lodhet kurrë. Por, statistikat që ai arrin nuk tregojnë këtë. Kjo edhe për faktin se Kasemiro, e ndoqi atë në çdo hap, apo edhe portieri Alison, i cili pasi e eleminoi me Liverpulin, tani e eleminon për herën e dytë brenda pak kohësh, duke ia shtuar akoma më shumë dhimbjet. “Pleshti” u përpoq të na fusë në zemërim apo edhe në ligësi, kur në momentin pas ndeshjes ai u shpreh se, arbitrimi ishte skandaloz dhe nuk u pa asnjëherë VAR-i. Mirpo kjo nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur zhgënjimin, e atyre që prisnin që ai të ishte vendimtar në ndeshjen kundër Brazilit. Që nga Kopa Amerika 2007, deri në Kopa Amerika 2019, duke përfshirë këtu edhe Kupën e Botës që është zhvilluar gjatë gjithë këtyre viteve, Mesi nuk ka arritur të shënojë në asnjë ndeshje kur kombëtarja e tij është eliminuar.mesi

Ndryshimi i Mesit në Evropë

Mesi e gjeti veten shumë shpejt në Evrpoë, dhe kjo të bën të mendosh se ai nuk ka lindur në Amerikën e Jugut. Gjithsesi këtë nuk po arrin ta tregojë tek kombëtarja e tij, ku pavarësisht se me klubin e tij Barcelona, ka arritur të fitojë gjitçka, nuk arrin të bëjë të njëjtën gjë tek Argjentina. Pavarësisht gjithë zhgënjimeve me kombëtaren ai kurrë nuk ka hequr dorë, por ka qenë një kapiten i “anijes së zhytur”.lionel-messi-barcelona_1prjnlikz5owq13v2tq5sngu6b

EMOCIONET

Pavarësisht se nuk ka arritur të fitojë me Argjentinën, ai është një person që kurrë nuk ka hequr dorë nga dëshira e tij e madhe për të fituar. Megjithëse problemet me fushat ku ai ka luajtur me kombëtren, kanë qenë të mëdha ai vazhdon të mos i jap fund asaj që ka nisur. Nëse me vendin e tij nuk fiton, ai nuk duhet të shqetësohet sepse, ka fituar aq shumë me ekipin katalanas sa, zhgënjimet duken shumë të vogla me Argjentinën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"