VIDEO/ Çmenduria e De Rosit, maskohet dhe e ndjek derbin e Romës në sektorin e ultrasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 15:27

VIDEO/ Çmenduria e De Rosit, maskohet dhe e ndjek derbin e Romës në sektorin e ultrasve

Daniele De Rosi është shumë i lidhur me Romën dhe këtë fare qartë e tregon karriera e tij e gjatë me këtë klub.Daniele-De-Rossi-AS-Roma-1030x500

Së fundmi mefushori italian ka bërë një çmenduri, teksa e ka ndjekur derbin e Romës në stadium, por në sektorin e ultrasve. 36-vjeçari ka menduar një mënyrë fantastike për të mos u njohur nga të tjerët dhe ta ndjekë ndeshjen i qetë.

De Rosi është maskuar nga gruaja e tij në mënyrë perfekte dhe më pas ka shkuar në stadium, për t’i përjetuar emocionet e ekipit të tij të zemrës ndryshe.

derossi-kwrG-U360502234121vdG-528x329@Gazzetta-Web_528x329

Aty legjenda vedhekuqe nuk është njohur nga askush tjetër, teksa e ka shijuar ndeshjen në maksimum, ashtu edhe si një tifoz i zjarrtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"