0 gola, por Ronaldo mbetet golashënuesi favorit në baste. Ndjekin Higuain e Ikardi

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Gusht 27, 2018 | 15:47

0 gola, por Ronaldo mbetet golashënuesi favorit në baste. Ndjekin Higuain e Ikardi

Pas dy ndeshjeve të para, Kristiano Ronaldo nuk ka shënuar ende golin e parë në Seria A, por për bastet, ai mbetet ende favoriti kryesor që në fund të shpallet golashënues i sezonit. 2.25 kuotohet portugezi që në fund të përfundojë mbi bomberat e tjerë.

Ronaldo-2

Edhe Higuain, ende nuk ka shënuar, por me 90 minuta më shumë për të luajtur, ai renditet i dyti në sipas “bookmakers”, me koeficientin 6. Më pas ndjekin Mauro Ikardi dhe Çiro Imobile, me të cilët kuotohen me 7.5, ndërsa më shumë paguhet për Edin Xhekon që të shpallet golashënues, me koeficientin 9.





www.minuta90.com