“Zonja” në sulm, gati oferta 36 mln për Lorenten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2012 | 13:37

“Zonja” në sulm, gati oferta 36 mln për Lorenten

Juventusi është hedhur në sulm për Fernando Lorenten. Atletiko Bilbao ka lajmëruar se sulmuesi nuk do të rinovojë dhe kjo bën që ai të jetë në shitje. Që bardhezinjtë ta blejnë, duhet që të derdhin në arkat e klubit bask shumën e 36 milionë eurove. Fakti që tani torinezët nuk kanë pse të kërkojnë për një mbrojtës, pasi Bonuçi u shpall i pafajshëm, bën që ata t’i kenë mundësitë për një sulmues të shtrenjtë. Presidenti i Bilbaos, Josu Urrutia, deklaroi se ai ka pasur takim me agjentin e lojtarit dhe në ditët në vazhdim do të ketë kontakte me të, për të gjetur zgjidhjen. Nga ana e saj, Juventusi ka nisur kontaktet. Ndërkohë që, përveç shumës prej 36 milionë eurosh, duhet që të mendojë për të bindur spanjollin. Lorente kërkon 3.5 milionë euro në sezon dhe kjo shifër është e përballueshme nga bardhezinjtë. Megjithatë, gjithçka pritet që të bëhet më e qartë në ditët në vazhdim, ndërsa vetë lojtari nuk është kundër kalimit për në Itali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"