Zyrtarizon veten te Flamurtari, ish-lojtarit të Realit nuk i pritet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2025 | 22:36

Zyrtarizon veten te Flamurtari, ish-lojtarit të Realit nuk i pritet

Hoze Rodrigez është lojtari më i ri i Flamurtarit. Mesfushori e ka zyrtarizuar veten te vlonjatët duke shtuar Flamurtarin në përshkrimin e “Instagram”, ndërsa akoma mungon prezantimi nga klubi.

Screenshot 2025-07-12 083449

Rodrigez është 30 vjeç dhe prej gushtit të kaluar qëndron pa ekip. Eksperienca e fundit ishte me Adana Demirspor në Turqi.

Kulmin e karrierës e pati te Real Madrid. Pikërisht në vitin 2012 ishte Murinjo që i besoi debutimin.

Me ekipin e parë të Realit, Rodrigez luajti katër ndeshje ku dhe shënoi një gol. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.

Screenshot 2025-07-12 082926

PANORAMASPORT.AL