Postuar: Gusht 25, 2025 | 22:25
ZYRTARE/ Vllaznia ndau rrugët me liderin e mbrojtjes, pas 5 vitesh largohet nga Shqipëria dhe surprizon me klubin e ri
Milos Stojanoviç ka gjetur klub të ri. Ish-mbrojtësi i Vllaznisë ka firmosur me Hapoel Afulën në Izrael.

Stojanoviç ishte një nga ndarjet e papritura të Vllaznisë, pas përfundimit të sezonit të kaluar. Dhe pse lider i mbrojtjes në dy edicionet e kaluara, palët nuk preferuan ta vazhdojnë bashkëpunimin.
Tashmë karriera e 28-vjeçarit do vazhdojë në ligën e dytë të Izraelit. Mbrojtësi serb e la futbollin shqiptar pas 5 vitesh ku ishte aktiv me Bylisin, Kastriotin dhe së fundmi Vllazninë.
Për Stojanoviç është eksperienca e parë në Izrael. Hapoel Afula luan prej disa vitesh në ligën e dytë.
PANORAMASPORT.AL













