ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur, largim i rëndësishëm me deklaratë të bujshme nga Partizani: Jo sepse…
Kushtrim Voka është largimi i bujshëm nga Partizani. Trajneri i portierëve, që nga vera e vitit 2023, dhe po ashtu video analist gjatë këtij edicioni, ka vendosur të ndajë sot rrugët me klubin e kuq.

Voka shkruan ndër të tjera në deklaratën e tij: “Sot po largohem, jo sepse më eshte shuar dëshira per ketë klub, por sepse respekti që kam për të më detyron të jem i sinqertë me veten dhe me gjithë ju”.
Postimi i Kushtrim Vokës:
“Ka momente kur futbolli nuk matet vetëm me rezultate, por me ndjenjën e përgjegjësisë.
Sot po largohem, jo sepse më eshte shuar dëshira per ketë klub, por sepse respekti që kam për të më detyron të jem i sinqertë me veten dhe me gjithë ju.
Kam dhënë gjithçka çfarë kam ditur e mundur, me gabime, me pasion, me netë pa gjum dhe me shumë krenari për stemën që kam përfaqësuar.
Falemnderime të sinqerta çdo lojtari, çdo kolegu, çdo drejtuesi dhe presidentit. Falemnderime për çdo punëtor që punon larg vëmendjes, por mban gjithçka gjallë. Falemnderime për çdo tifoz, guerrils që i jep kuptimin e vërtetë këtij klubi.
Për fund, uroj që Partizani të vazhdojë të ecë përpara, me forcë, identitet dhe dinjitet. Dhe kur të flitet për këtë periudhë, të kujtohet se ka pasur njerëz që e kanë dashur ketë fanellë.
Mirupafshim pmtp”.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













