ZYRTARE/ Partizani mbipopullohet në qendrën e mbrojtjes, lojtari i Kombëtares U-21 firmos deri në vitin 2029
Partizani ka prezantuar Mateo Çipin. Konfirmohet kështu lajmi i “Panorama Sport” për lojtarin që luan në qendrën e mbrojtjes.

Kontrata e firmosur me vlonjatin është e vlefshme deri në verën e vitit 2029. 20-vjeçari shton konkurrencën në qendrën e mbrojtjes ku ndodhen lojtarë si Preka, Domgjoni, Sembene, Bytyçi dhe Janjeva.
Njoftimi i Partizanit:
“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e transferimit të Mateo Çipit nga ekipi slloven Triglava. Qendërmbrojtesi i talentuar tashmë do të jetë pjesë e Partizanit, pasi ka firmosur me të kuqtë një kontratë për 4 vite e gjysëm. 20 vjeçari Çipi njëkohësisht kontigjent edhe i ekipit tonë përfaqësues U-21 shihet si pjesë shumë e rëndësishme e projektit afatgjatë të klubit”.
PANORAMASPORT.AL













