Postuar: Janar 9, 2026 | 20:14
ZYRTARE/ Nuk kanë fund telashet te klubi i Kategorisë së Parë, largohet edhe… kapiteni
Klubi i Kukësit, po kalon një moment tepër të vështirë. Si të mos mjaftonte vendi i fundit në kampionat, verilindorët duket se po përjetojnë një eksod edhe për sa i përket largimeve.

Pas mesfushorit Fejzaj, mbrëmjen e sotme, ka komunikuar divorcin edhe kapiteni Redon Dragoshi, i cili nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ka falenderuar Kukësin për bashkëpunimin, teksa i uron klubit që të kthehet sa më shpejt aty ku i takon.
Largimet e disa prej titullarëve, e thellojnë akoma më shumë krizën e verilindorëve, që duken të destinuar drejt Kategorisë së Dytë, në qoftë se nuk bëhen afrime cilësore në merkato.

PANORAMASPORT.AL













