ZYRTARE/ “Lumë” prezantimesh para Partizanit, tetë lojtarë bashkohen me ekipin që synon fitoren ndaj “demave”! Një prej tyre luajti me Skukën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2026 | 22:38

ZYRTARE/ “Lumë” prezantimesh para Partizanit, tetë lojtarë bashkohen me ekipin që synon fitoren ndaj “demave”! Një prej tyre luajti me Skukën

Bylisi nuk është kursyer aspak në fundin e merkatos, pasi largoi disa lojtarë kryesorë si Peralta, Mustafa dhe Malomo. Dje u prezantuan tre lojtarë, ndërsa sot ishte radha për pesë të tjerë.

bylis

Robert Ozols, Xhek Fokam  dhe Dime Dimov u zyrtarizuan dje. Sot ndërkohë skena u mor nga Kristian Gjini, Gjorgji Stilov, Pedro Vieira, Tomas Kastro dhe Olavio dos Santos Lima Filho. Tetë afrimet janë nga porta në sulm dhe vetëm Gjini është shqiptar.

Trajneri Mirel Josa do të ketë kështu alternativa të shumta para ndeshjes me Partizanin. Objektiv ndërkohë është vetën fitorja, pikërisht në stadiumin e Ballshit që është kthyer në makth për “demat”.

Vetë Xhuliano Skuka i Partizanit e njeh Pedro Vieiran. Bashkë ishin shokë skuadre te Penafiel në Portugali.

PREZANTIMET E PESË LOJTARËVE SOT

Olávio dos Santos Lima Filho, 32 vjeç, 1.84 m, sulmues brazilian me një karrierë të pasur në klubet braziliane. Ka luajtur gjithashtu në Tajlandë dhe në Kinë, në Superligë. Me përvojën dhe instinktin e golit, pritet të jetë një pikë kyçe në ofensivën e skuadrës sonë.

olavio

Tomas Kastro, portugez 26-vjeçar, 1.81 m, mesfushor qendre i avancuar. Karrierën e ka nisur te Benfica, më pas te Braga dhe disa ekipe të tjera në Portugali. Së fundmi ka qenë pjesë e Uniao de Santarém, në ligën e tretë portugeze. Kreativitet dhe dinamizëm për repartin e mesfushës.

Screenshot 2026-02-03 174014

Pedro Vieira, portugez 23-vjeçar, 1.90 m, luan si uinger dhe sulmues. Produkt i Akademisë së Portos, ka luajtur gjithashtu në Rusi dhe së fundmi ka qenë pjesë e klubit të njohur portugez Penafiel. Vjen si një forcë e shtuar për repartin ofensiv, me cilësitë e tij që pritet të ndihmojnë skuadrën në vazhdim të garës.

Screenshot 2026-02-03 174038

Gjorgji Stilov, 30 vjeç, 1.87 m, luan në rolin e “6-shit”. Me një karrierë të pasur në Maqedoninë e Veriut, ka qenë pjesë e Akademija Pandev, Shkupi dhe Makedonija GP, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Ka luajtur gjithashtu për Zira në Azerbajxhan. Një profil stabiliteti dhe lidershipi për mesfushën tonë.

Screenshot 2026-02-03 174105

Kristian Gjini, mbrojtësi i qendrës 21-vjeçar është dhe prezantuar nga klubi ditën e hënë pasdreke. Gjini është një lojtar me perspektivë, i cili më parë ka luajtur në Greqi, ku ka dalë nga akademia e klubit të njohur të Athinës, Atromitos, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e klubit Marko në Super Liga 2 greke. Afrimi i tij shton konkurrencën në mbrojtjen e skuadrës bardhekuqe.
I urojmë mirëseardhjen në klubin tonë!

Screenshot 2026-02-03 174130

PANORAMASPORT.AL