ZYRTARE/ I paprekshëm te kryesuesit e Superiores, Elbasani i rinovon kontratën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2026 | 17:02

ZYRTARE/ I paprekshëm te kryesuesit e Superiores, Elbasani i rinovon kontratën

Klubi i Elbasanit ka vendosur të rinovojë kontratën e mesfushorit Abas Ibrahim, i cili në sezonin aktual është kthyer në një nga pikat me të rëndësishëm të formacionit të Ivan Gvozdenoviç, duke qenë thuajse gjithmonë si titullar.

asddsasdadsadasads

Futbollisti iu bashkua në janarin e vitit 2025 verdhebluve, ndërsa kontrata përfundonte në mbyllen e sezonit aktual. Elbasani nuk ka pritur verën, por ka bërë të ditur me një postim në rrjete sociale se ka nënshkruar rinovimin e marrëveshjes me të.

“Abas Ibrahim 2027” shkruhej në postimin e kryesuesve të Superiores, duke bërë të qartë se 28-vjeçari nigerian do të zgjaste qëndrimin me verdheblutë deri në verën e vitit të ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL