Postuar: Janar 29, 2025 | 14:49
ZYRTARE/ Florent Hasani del i lirë në merkato, ish-lojtari i Tiranës qëndron vetëm 1 vit te Rapidi
Florent Hasani është zyrtarisht lojtar i lirë. Ish-sulmuesi i Tiranës ka mbyllur bashkëpunimin me Rapidin e Bukureshtit.

Është vetë klubi rumun që e bën të ditur largimin përmes rrjeteve sociale. Hasani u afrua te Rapidi para 1 viti. Kartoni i tij u ble nga Tirana ku dhe spikati.
Tashmë 27-vjeçari është në kërkim të skuadrës së re në ditët e fundit të merkatos.
Alternativat në Shqipëri nuk mungojnë, teksa Sepsi në Rumani po ashtu tregohet si klubi që do të përfitojë shërbimet e tij.
PANORAMASPORT.AL













