ZYRTARE/ Flamurtari i frikshëm! Tjetër goditje “big”, transferon mbrojtësin që vlen 600 mijë euro në treg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2025 | 23:36

ZYRTARE/ Flamurtari i frikshëm! Tjetër goditje “big”, transferon mbrojtësin që vlen 600 mijë euro në treg

Luçiano Skuadrone është lojtari më i ri i Flamurtarit. 25-vjeçari është tjetër goditje “big” për vlonjatët.

Screenshot 2025-07-26 123538

Vlera e tij në tregun e “transfermarkt” është 600 mijë euro, që e bën tashmë mbrojtësin më të vlerësuar të Superiores. Te Flamurtari vijojnë kështu me goditjet e mëdha në Superiore, siç edhe kanë premtuar.

Argjentinasi ishte për herë të fundit pjesë e Beroe Stara Zagora në elitën bullgare. Skuadrone aktivizohet në qendrën e mbrojtjes.

Njoftimi i Flamurtarit:

“Luciano Squadrone eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club .

Emri: Luciano Mbiemri: Squadrone

Datëlindja: 18 Nentor 1999 Pozicioni: Mbrojtes qendre

Vjen pas eksperiences te fundit si futbollist ne ekipin e Beroe Stara Zagora(Bullgari). Lojtari eshte bashkuar me ekipin ne fazen pergatitore ne Bolu, Turqi ku eshte vendos menjehere ne dispozicion te trajnerit per stervitje. Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C”.

PANORAMASPORT.AL