Postuar: Qershor 9, 2025 | 19:49
ZYRTARE/ Fitonte 6 mijë euro në muaj, protagonisti largohet befasisht nga Superiorja
Një largim surprizë është zyrtarizuar nga Bylisi. Portieri Toni Batista është prezantuar te Maringa në Brazil.

32-vjeçari ka firmosur kontratën e re, ndërsa kujtojmë se në Superiore përfitonte 6 mijë euro në muaj. Batista ishte protagonist me Bylisin në pjesën e dytë të sezonit.
Prej afrimit të brazilianit, ballshiotët e aktivizuan vetëm si titullar duke i dhënë minuta të plota. Bylisi ia doli të kthehet në surprizën e sezonit duke siguruar qëndrimin në elitë.
Toni Baista ndërkohë kthehet në Brazil pas dy vitesh. Për herë të fundit ishte pjesë e Guaranit.

PANORAMASPORT.AL













