ZYRTARE/ E kërkoi Partizani, më pas Tirana dhe Vllaznia! Ish-lojtari i Shqipërisë befason me ekipin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2026 | 22:17

ZYRTARE/ E kërkoi Partizani, më pas Tirana dhe Vllaznia! Ish-lojtari i Shqipërisë befason me ekipin e ri

Valon Ahmedi është zyrtarizuar te Bishkek Siti. Ish-lojtari i Kombëtares ka befasuar së fundmi duke vendosur ta vazhdojë karrierën në Kirgistan.

Screenshot 2026-02-03 161735

Ahmedi nuk është një emër i padëgjuar për Superioren, edhe pse asnjëherë nuk ka provuar të luajë këtu. Vite më parë, emri i tij qarkullonte te Partizani.

Më pas interes për të tregonte Tirana dhe Vllaznia. Kushtet financiare nuk u plotësuan, që të kishte akord mes palëve. Kështu i vetmi klub shqiptar ku ka luajtur është Shkëndija e Tetovës.

Debutimi te Kombëtarja vinte në vitin 2017 në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Në total regjistroi dy paraqitje me kuqezinjtë.

PANORAMASPORT.AL