Postuar: Qershor 5, 2025 | 13:43
ZYRTARE/ Ditë largimesh nga klubi i Superiores, mbyll bashkëpunimin me një tjetër lojtar
Nikolin Duka është i larguari i radhës nga Vora. Mbrojtësi ka mbyllur bashkëpunimin me 25-vjeçarin pasi siguroi ngjitjen në Superiore.

Duka qëndroi për një sezon me klubin e Vorës. Më parë ka luajtur me Korabin, Kukësin dhe Laçin.
Njoftimi i Vorës:
“Futboll Klub Vora njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Nikolin Duka. Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falenderojmë Nikolinin për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij”, shkruan klubi që do luajë në elitë.
Vetë Vora po kalon ditë largimesh duke punuar për sezonin e ri. Duka i është bashkuar emrave si Emir Skënderi, Arbër Jata, Ysni Ismaili, Odirah Ntepe dhe Gresild Lika.

PANORAMASPORT.AL













