LIVE EGNATIA-ÇELJE/ Shpërthen sërish festa tek ekipi i Dedes, supergoli i Fernandos ndez tifozët (VIDEO)
Egnatia po shkruan historinë në Europë. Sot do të luajë ndeshjen e parë të turit të dytë në Ligën e Kampioneve, pikërisht përballë Çeljes.

Ndeshja do të nisë në orën 21:00. Stadiumi “Arena Egnatia” do të përjetojë të tjera emocione, pas fitores 6 me 1 ndaj Petrokubit në turin e parë.
Trajneri Nevil Dede ka ndarë mendjen për formacionet zyrtare. Kapiteni Albano Aleksi është surprizuar pasi do të jetë në stol. “Panorama Sport” ndërkohë ka raportuar ekskluzivisht se Aleksi është drejt largimit.
REZULTATI LIVE
EGNATIA 2-2 ÇELJE
7′ Bitri, 58′ Fernando – 45′ Kvesiç, 54′ Kucys
NGJARJET KRYESORE
58′ GOOOL! Egnatia 2-2 Çelje/ Supergol i Fernandos, rikthehet baraspesha në Rrogozhinë. (VIDEO)
56′ Sota ndëshkohet me karton të verdhë
54′ GOL! Egnatia 1-2 Çelje/ Kucys gjen golin e përmbysjes për Çeljen. (VIDEO)
51′ Haime hedh një top në zonë. Portieri i Çeljes kontrollon pa problem.
48′ Xhemajli tregohet vendimtar duke dërguar një top në këndore. (VIDEO)
47′ Egnatia pranë golit me Albanesen. Portieri Leban tregohet vendimtar. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë
45+4′ Mbyllet pjesa e parë. Egnatia 1-1 Çelje.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
45′ GOL! Egnatia 1-1 Çelje/ Kvesiç rikthen baraspeshën. (VIDEO)
45′ Bitri shpëton Egnatian. Çelje rrezikon duke iu afruar golit. (VIDEO)
44′ Albanese gabon duke tentuar të gjejë Adjesën.
39′ Dajsinani kontrollon një top të hedhur në zonë nga Dionkou. (VIDEO)
36′ Kvesiç provon direkt nga goditja e dënimit. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
32′ Albanese gjen Sotën në zonën e Çeljes. Mbrojtësi i Egnatias nuk ia del të finalizojë si duhet. (VIDEO)
30′ Egnatia shfaqet sërish rrezikshëm, por Albanese dhe Adjesa nuk arrijnë të kombinohen. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
16′ Aksion i mirë i Egnatias. Albanese teston portierin e Çeljes, i cili merr kontrollin e topit. (VIDEO)
15′ Bakajoko provoi të vazhdonte, por nuk ia del. Largohet me barelë dhe vendin e tij e merr Adjesa.
12′ Çelje fiton goditje këndi, pasi gjuajtja e Avdylit devijohet. (VIDEO)
11′ Shqetësime për Egnatian. Bakajoko dëmtohet dhe ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor. (VIDEO)
7′ GOOOL! Egnatia 1-0 Çelje/ Zhbllokohet sfida në Rrogozhinë. Eneo Bitri dërgon Egnatian në avantazh, ndërsa topi i goditur prej tij me kokë u devijua dhe gjeti rrjetën. (VIDEO)
2′ Albanese me tentativën e parë nga distanca. Nuk ka rrezik për Çeljen. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja e turit të dytë të Ligës së Kampioneve në Rrogozhinë.
FORMACIONET ZYRTARE
EGNATIA: Dajsinani; Sota, Bitri, Xhemajli, Haime, Loukili, Kryeziu, Fernando, Jago, Albanese, Bakajoko
Trajner: Nevil Dede
ÇELJE: Leban; Koutris, Hrka, Vukliseviç, Diounkou, Kvesiç, Daniel, Seslar, Dukuly, Kucys, Avdyli
Trajner: Vitor Kampelos


PANORAMASPORT.AL













