Vllaznia, me Balajn drejt finales së titullit. Vetëm një balotazh në formacionin kundër Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2026 | 8:21

Vllaznia, me Balajn drejt finales së titullit. Vetëm një balotazh në formacionin kundër Dinamos

Para përballjes vendimtare të “Final 4” të Vllaznisë kundër Dinamos, kampi shkodran ka zgjedhur edhe një herë heshtjen. Ndryshe nga sa ndodh zakonisht para ndeshjeve me peshë të madhe, ku konferencat për shtyp dhe deklaratat publike marrin vëmendje të veçantë, te Vllaznia nuk ka pasur dalje mediatike.

Vllaznia

Një zgjedhje e qartë e klubit kuqeblu, që duket se ka preferuar përqendrimin maksimal vetëm te fusha dhe jo te mikrofonat. Një lëvizje e tillë nuk është aspak e re për shkodranët gjatë këtij sezoni. Në disa momente të rëndësishme të kampionatit, drejtuesit, stafi teknik dhe vetë futbollistët kanë zgjedhur të shmangin daljet publike, duke “refuzuar” mediat dhe duke lënë që përgjigjet të jepen vetëm në lojë.

Një strategji që në Shkodër shihet si mënyra më e mirë për të ruajtur qetësinë e grupit dhe për të shmangur presionin e tepërt në prag të sfi dave vendimtare. Në ambientin kuqeblu duket se ekziston bindja se tani fl et vetëm fusha. Pas një sezoni me ulje-ngritje, por me objektivin madhor gjithmonë të paprekur, Vllaznia kërkon të mbërrijë te titulli kampion përmes përqendrimit absolut. Heshtja e ditëve të fundit është interpretuar nga shumë tifozë si një sinjal serioziteti dhe mobilizimi total për ndeshjen ndaj Dinamos.

TIFOZËT – Ndërkohë, jashtë mureve të skuadrës, atmosfera ka nisur të ndizet ndjeshëm. Tifozët shkodranë kanë fi lluar organizimin për ditën e shtunë, në një sfi dë ku pritet një prani e madhe kuqeblu në shkallët e stadiumit. Jo vetëm nga Shkodra, por edhe nga diaspora e shumtë shkodrane në Tiranë, janë të shumtë ata që kanë konfi rmuar mbështetjen për ekipin në këtë moment kyç të sezonit. Entuziasmi për një rikthim të mundshëm te titulli kampion ka bashkuar tifozët, të cilët e konsiderojnë këtë “Final 4” si një mundësi historike për të rikthyer lavdinë në Shkodër. Në rrjetet sociale kanë nisur thirrjet për mbështetje masive, ndërsa grupimet e tifozëve po koordinojnë lëvizjet për të qenë pranë skuadrës në një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit. Tashmë mbetet të shihet nëse heshtja e Vllaznisë do të shndërrohet në forcë në fushën e lojës. Në Shkodër duket se kanë bërë zgjedhjen e tyre: më pak fjalë, më shumë fokus. Dhe në prag të duelit me Dinamon, kuqeblutë duan që zhurmën më të madhe ta bëjnë vetëm në 90 minutat e ndeshjes.

FORMACIONI – Në prag të ndeshjes së parë të “Final 4” ndaj Dinamo, te Vllaznia duket se gjithçka është drejt fi nalizimit sa i përket formacionit që do të zbresë në fushë. Trajneri Edi Martini ka thuajse të gjithë futbollistët në dispozicion dhe gjatë ditëve të fundit ka punuar me një grup të plotë, çka i ka dhënë mundësinë të përgatisë skuadrën sipas ideve të tij. Nga sa është parë në seancat stërvitore, stafi teknik duket i bindur për zgjedhjet që do të bëhen nga minuta e parë. Në portë nuk priten ndryshime, me Leon Pohls që do të jetë sërish titullar. Portieri gjerman ka qenë një nga futbollistët më të qëndrueshëm të skuadrës gjatë sezonit dhe pritet të marrë besimin edhe në një nga ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit. Para tij do të vendoset reparti mbrojtës që Martini ka përdorur më shpesh gjatë këtij edicioni. Në qendër të mbrojtjes pritet të aktivizohen Erdenis Gurishta, Gjini dhe Bajrami.

Treshja ka luajtur në pjesën më të madhe të sezonit dhe duket se trajneri nuk ka ndërmend të eksperimentojë në këtë repart. Koordinimi mes tyre ka qenë një nga pikat ku është mbështetur Vllaznia në shumë ndeshje dhe edhe ndaj Dinamos pritet të ruhet e njëjta strukturë. Në mesfushë mbetet vetëm një balotazh. Qato dhe Dros janë në garë për një fanellë titullari, me teknikun që pritet të vendosë vetëm në momentet e fundit se cili prej tyre do ta nisë nga fi llimi. Ndërkohë, Kallaku dhe Krymi duken të sigurt për një vend në formacion, ndërsa në krahë pritet të aktivizohen Mala në të djathtë dhe Jago në të majtë. Edhe në këtë repart, stafi teknik synon të ruajë ekuilibrin mes fazës mbrojtëse dhe mbështetjes për sulmin.

Reparti ofensiv nuk ka shumë dyshime. Bekim Balaj pritet të jetë pika kryesore e sulmit shkodran, me kapitenin që do të marrë përsipër peshën kryesore në fazën fi nale të kampionatit. Sulmuesi shtatlartë do të mbështetet nga Dodaj, i cili pritet të lëvizë më shumë pranë tij për të krijuar hapësira dhe për të rritur presionin ndaj mbrojtjes kundërshtare. Te Vllaznia besojnë se eksperienca dhe pesha e Balajt mund të jenë një faktor i rëndësishëm në këtë përballje të parë ndaj Dinamos.HT

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL